GJIROKASTER– Parcela të mbjella me kanabis janë zbuluar në Gjirokastër. Blutë e qytetit kanë sekuestruar 1222 rrënjë kanabis të mbjella në komunën e Zagorisë.
Në disa parcela të hapura rishtas në këtë zonë u gjetën të mbjella 1170 rrënjë kanabis, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në zonë janë gjetur edhe 52 kubikë me fidanë kanabis.
Ndërkaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimës narkotike.
(el.sp/BalkanWeb)