Në orën 18:00 nisi protesta e opozitës së bashkuar në 12 qarqet e Shqipërisë. Ashtu si ishte parashikuar protesta e opozitës ka qenë e qetë dhe pa incidente, por ka pasur momente kur turma ka nxehur tonet, megjithatë menjëherë situata është qetësuar nga drejtuesit e protestës.

I tillë ka qenë edhe ky rast në Gjirokastër, ku një grua është afruar tek protestuesit dhe ka kërkuar që të kalojë. Simpatizantët e opozitës kanë kërkuar që ta largojnë atë nga protesta, duke brohoritur në kor se ishte provokim dhe duhet të largohej nga aty.

Replika mes gruas dhe protestuesit:

Gruaja:Kush është i madhi ketu, kryetari. Kush e organizon këtë?

Protestuesi: Po je me urgjencë kalo, po je provokim, ik hidhu

Gruaja: Ku ta bëj urinën, aty në shkurre?

Protestuesi: Motra do ta hapim rrugën, shumë shpejt. Ne nuk jemi bandit, je motra jonë. Na do ne ti?

Gruaja: Vota nuk merret me dhunë

Protestuesi: Jo jemi të ndershëm, jemi paqësor, Për kë voton ti?

Gruaja: Dua të kaloj, jam me tension. Po na marrin në qafë, me Sali e me Lul

Protestuesit në kor: Ik, Ik, Ik!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb