Në orët e mbrëmjes së sotme shëtitorja kryesore në qytetin e Gjirokastrës është ndotur nga një rrjedhje e gazit të lëngshëm. Prania e gazit në rrugën kryesore që përshkon lagjen “18 Shtatori” dhe ndotja e mjedisit fillimisht ka alarmuar banorët e zonës, duke shkaktuar panik për një zjarr të mundshëm.

Ndërkohë gazi i lëngshëm është konstatuar mbi sipërfaqen e asfaltit, në zonën e shëtitores përreth stadiumit të qytetit. Për të evituar çdo problematikë si shkak i pranisë së gazit është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë pjesë të rrugës.

Zjarrfikësit me ujë me presion nga autobotët kanë pastruar mbetjet e gazit nga shëtitorja

Dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar nga motorët e automjeteve që e përdorin si karburant.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb