GJIROKASTER

Shkolla “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër, e vetmja shkollë artistike në jug të vendit numëron shumë talente të reja, rruga e të cilëve vështirësohet në kushtet kur nuk mbështetet financiarisht nga autoritetet. Drejtuesit e shkollës apelojnë për fonde për asetet të cilët janë gati profesionalisht që të gjallërrojnë jetën kulturore të vendit.

Studentët e shkollës së mesme “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër, e vetmja shkollë artistike në jug të vendit shpresojnë se një ditë do të jenë të suksesshëm dhe do të performojnë në skena si profesionsitë. Rreth 60 nxënës të talentuar nga i gjithë rajoni jugor, të profileve të pikturës, skulpturës, kantos dhe veglave muzikore, përgatiten në këtë shkollë. Dëshira e tyre është të pasurojnë qytetin dhe vendin me aktivitete kulturore, por vështirësitë e tyre janë të shumta.

Drejtuesi i shkollës “Feim Ibrahimi” thotë se tregu ka nevojë për talentet e reja të cilët sipas tij janë gati për të kontribuar në jetën artistike të vendit. Por në pamundësi të mbështetjes financiare drejtori apelon institucionet në mënyrë që artistët e ardhshëm të kontribuojnë në kalendarin e aktiviteteve.

Shkolla që përgatit artistët e ardhshëm ka ende të pazgjidhur mungesën e ambienteve të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimor. Nxënësit janë të detyruar të studiojnë në klasa kolektive dhe kudo ku gjenden hapësira të lira, në korridor apo në oborrin e shkollës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb