GJIROKASTËR – Fshati Golem i Gjirokastrës ka mbi dy javë pa energji elektrike, qëkurse në këtë fshat nisën problemet nga reshjet e shumta të borës dhe rrëshqitjet e tokës.

Kryeplaku i fshatit i ka bërë thirrje sot, OSHEE-s, nëpërmjet “Neës 24”, të mundësojë rikthimin e energjisë elektrike për të lehtësuar jetesën e këtyre banorëve, që është vështirësuar shumë nga moti. Ai ka bërë të ditur se shkolla e këtij fshati vazhdon të qëndrojë e mbyllur.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb