Teksa pritet që të inspektohet nga afër nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, këto janë pamjet nga brenda kampit të emigrantëve në portin e Shëngjinit. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, duket se puna në këtë kamp ka mbaruar.

Këto ambiente do të shërbejnë provizorisht për emigrantët, të cilët më pas do të kalojnë në qendrën e pritjes në Gjadër.

Kryeministrja italiane do të vizitojë sot kampin e Shëngjinit dhe atë të Gjadrit bashkë me homologun e saj shqiptar, Edi Ramën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: