Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të zhvillojnë sot telefonatën e radhës, në kuadër të bisedimeve SHBA-Rusi për mbylljen e konfliktit në Ukrainë.

Kremlini ka thënë se telefonata mes Vladimir Putin dhe Donald Trump do të zgjasë rreth dy orë.

Kjo telefonatë pritet të bëhet nga ora 14:00 deri në orën 16:00, me orën e Shqipërisë.

“Ka një “mirëkuptim të caktuar” me SHBA-në, por ka gjithashtu një numër të madh pyetjesh për të diskutuar dhe të dy udhëheqësit do të flasin për aq kohë sa ata e konsiderojnë të nevojshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Mbrëmë, Trump tha se bisedimet me presidentin rus do të zhvillohen në mëngjes

Ai tha se “shumë elementë” janë rënë dakord, por ai paralajmëroi se “mbetet shumë” përpara telefonatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb