Gjithçka është gati! Të hënën në orën 20.00 në News24, televizionin më të ndjekur informativ në vend, ngre siparin programi më i ri “Tak Fak”.

Nga 17 marsi, cdo të hene dhe të merkure,“”Tak Fak” vjen nën prezantimin e dy moderatorëve të njohur, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët do të punojnë me një staf gazetarësh investigativë dhe do të jenë pranë jush për çdo problem që hasni e nuk gjeni zgjidhje.

Denoncime për korrupsionin e të gjitha hallkave të administratës në çdo skaj te Shqipërisë, abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë, falsifikime dokumentesh, mungesë shërbimesh, prona të grabitura e çdo problematikë tjetër që shqetëson qytetarët tashmë do të marrë rrugën e zgjidhjes “Tak Fak”, çdo të hënë dhe të mërkurë në News24.

“Tak Fak” është një show televiziv qe do të mbështetet në denoncimet e qytetareve, por i pasuruar me shume rubrika te tjera që në fokus kanë politikën e ditës dhe shume fenomene te tjera shoqërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb