Marc Cucurella ishte një zbulimet interesante të këtij Evropiani, një titullar absolut në sytë e De la Fuente-s. Anësori i Chelsea-t në një intervistë për Mundo Deportivo foli përpara finales së madhe kundër Anglisë:

“Çfarë më pëlqen më shumë nga Anglia? Cilësinë e lojtarëve të tyre. Mendoj se kokë më kokë, të gjithë janë top player, lojtarë që në situata të tilla, në momente të caktuara, mund të zgjidhin ndeshjen. Gjithsesi, ne kemi luajtur kundër skuadrave më të mira në këtë Evropian, të gjitha kanë pasur yjet e tyre. Çdo gjë varet nga ne, është në dorën tonë për të pasur gjithçka në kontroll. Nëse ne do të kemi topin do të jetë e vështirë për të na bërë keq.

Raporti me Palmer, a kemi folur? Po, kemi folur, por ka kaluar një javë tashmë. Për mua është më mirë që ai të mos luajë, të qëndrojë në pankinë”, u shpreh Cucurella, i cili në fund iu përgjigj edhe Gary Neville i cili theksoi se Spanja nuk mund ta fitojë Evropianin pasi kanë pikë të dobët krahun e majtë:

“Nuk besoj se është rasti për t’i munguar respekti vetëm sepse ka dhënë mendimin e tij. Unë di të them që kemi vetëm një pengesë për të kaluar, më pas na takon neve për të folur”, u shpreh Cucurella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb