Historia që do të trajtohet ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24 ka të bëjë me një 60-vjeçar nga Elbasani, i cili prej vitesh është në një konflikt me komshiun e tij.
60-vjeçari rrëfen se ka një biznes familjar për riparim mobiljesh, por që nga viti 2013, ka hyrë në një konflikt me komshiun me pretendimin se ky biznes është ndërtuar mbi pronën e bashkisë.
60-vjeçari rrëfen se që nga viti 2013 e deri në ditët e sotme nuk ka gjetur asnjë zgjidhje, edhe pse kostot ndaj tij kanë qenë të mëdha, deri te burgosja dhe dhuna psikologjike e fizike mes tyre.
“Shtesa është për shkaqe biznesi. Meqë ishim kufitar nuk doja të kishim konfikte. Nuk mora leje sepse ishte sicc ndërtuan të gjithë shqiptarët në atë kohë. Sa i përket zhurmës që shkakton biznesi im unë i jam nënshtruar të gjitha atyre që më kanë urdhëruar autoritetet.
Ata më kanë kërcënuar derisa shkuan tek drejtori i IMT.
Degjenerimi ka nisur në mars 2013 kur nga fqinji im më ka qëlluar edhe me armë zjarri para banesës, bashkëshortja ime dhe djali kanë dashur të kallëzojnë, madje forcat e rendit i kanë bërë presion atyre të tërhiqnin denoncimin”, ka rrëfyer ai.