70 sekonda kanë mjaftuar që tre persona të humbin jetën dhe një tjetër të përfundojë në spital. Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se e gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodhej Hamza Lici dhe Arlind Bushati, deri te plumbat e fundit, është rreth 150 metra.
Autorët janë futur paralel me makinën ku ndodhej shënjestra dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje.
E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.
Kujtojmë se si pasojë e atentatit të djeshëm humbi jetën shënjestra, Hamza Lici vëllai i Ibrahim Licit, Arlidn Bushati i cili ishte më të në makinë në momentin e atentatit (ndërroi jetë në spital) dhe një qytetare, Flutura Basha, e cila po udhëtonte pranë vendngjarjes me bashkëshortin me një motor.
(BalkanWeb)