Homazhe në të gjithë botën për masakrën në Paris. Një minutë heshtje u mbajt sot në orën 11:00 GMT kudo në Francë dhe në mbarë Evropën në kujtim të viktimave të atentateve në Paris, më të përgjakshmet në historinë e vendit.


Në qendër të kryeqytetit francez, qindra persona janë mbledhur në sheshin e Republikës, jo shumë larg vendeve të disa sulmeve.


Presidenti francez, François Hollande e mbajti këtë moment heshtjeje në Universitetin e Sorbonnës duke nënvizuar numrin e madh të të rinjve mes 129 personave të vrarë në këto sulme.


Ashtu si edhe në Paris, në të gjithë kryeqytetet evropiane, janë zhvilluar homazhe dhe janë ndezur qirinj për të kujtuar 132 jetë të humbura, gjatë sulmeve kamikaze mbrëmjen e së premtes së 13 nëntorit që terrorizuan jo vetëm Francën por mbarë botë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: