TIRANE

Në daljen për mediat në përfundim të kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse ka një emër të ri për Presidentin e Republikës, në kushtet kur në Kuvend ka nisur procedura për shkarkimin e Ilir Metës nga ky post.

“Kur të përfundojë procesi do të kemi kohë që të flasim. Unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara, po fokusohem te lëvizja e radhës. E radhës është procesi në parlament.” tha Rama.

Gjithashtu Rama komentoi edhe ankimimin në Strasburg të gjyqtarëve e prokurorëve të cilët nuk kaluan procesin e vettingut.

“Është e drejtë e tyre s’kam asnjë shqetësim, reforma në drejtësi është kali i betejës së kësaj shumice, për sa kohë vijon të zbatohet në harmoni me objektivat e BE dhe SHBA të tjerat janë aspekte dytësore të një procesi që ecën e nuk ndalet sic e patë edhe më 30 qershor.” përfundoi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb