Presidenti i vendit Ilir Meta ka postuar fotografi gjatë takimit që ka zhvilluar me të ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri Christian Steiner.

Meta tha se e ka siguruar z. Steiner për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve, kurse vlerësoi se shteti austriak ka dhënë një kontribut tepër të çmuar në financimin e shkollave profesionale në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të prisja sot të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Z. Christian Steiner. E sigurova për një bashkëpunim të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet historike miqësore me Austrinë.

Vlerësova kontributin që vendi i tij ka dhënë që me krijimin e shtetit shqiptar e deri në ditët tona.

Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.

Inkurajova për një shtrirje më të gjerë të shkollave profesionale mjaft cilësore, të financuara nga Austria, ku shkëlqen shkolla e mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.?????

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb