Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se deputetët socialistë do të votojnë kundër propozimit të Partisë Demokratike për tërheqjen e ligjit për magjistratët.

Gjatë diskutimeve në Kuvend, Balla argumentoi se procedura për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e përcaktuar prej vitesh.

“Parlamenti, të paktën prej vitit 1998, ka një praktikë të konsoliduar për procedurën e zbatimit të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Legjislacionit e ka përfunduar punën dhe, madje, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë shembull nga ne”, tha Balla.

Ai u shpreh se Këshilli i Legjislacionit e ka trajtuar çështjen dhe ia ka përcjellë Kuvendit për shqyrtim, ndaj sipas tij kërkesa e PD-së nuk mund të miratohet në këtë fazë.

“Proceduralisht kërkesa juaj nuk miratohet, sepse Këshilli është shprehur. Tani duhet të shprehet seanca”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist.

Balla ironizoi gjithashtu qëndrimin e opozitës ndaj gjyqtarëve dhe magjistratëve, duke thënë se kjo përbën një ndryshim nga qëndrimet e mëparshme të demokratëve.

“Më vjen mirë të dëgjoj që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve, sepse del si reflektim pas sharjeve e fyerjeve që i dëgjojmë shpesh. E bëni shpesh në dyert e SPAK-ut, u kujtoni familjarët”, u shpreh Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: