GJKKO hoqi nga sekuestro pesë pasuri që ishin me kontratë porosie të porositura tek shoqëria Arlis sh.p.k prej Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij.
Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se çështja ishte kundërshtuar në gjykate nga avokati i shoqërisë Arlis.
Bëhet fjalë për dy apartamente dhe tre dyqane.
Bistri është arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” dhe akuzohet për korrupsion pasiv, zbulim të akteve sekrete, pastrim parash nga aktiviteti kriminal. Hetimet për akuzat kanë çuar në sekuestrimin e disa pronave të tij, që përfshinin apartamente, një vilë dhe makina.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara kapte shifrën e mbi 3 milionë eurove. Pas shqyrtimit të këtij rasti, gjykata ka vendosur që sekuestrimi i këtyre pronave nuk kishte bazë të duhur ligjore dhe autorizoi masën e heqjes së pasurisë. Hetimet për aktivitetet e Bistrit dhe pasuritë e tij të dyshuara vazhdojnë.
(Balkanweb)