Pak minuta pasi GJKKO vendosi t’i heqë masën e arrestit, kreu i PD-së Sali Berisha pritet të shkojë në zyrën e tij në seli. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se makina e Berishes ka mbërritur poshte pallatit ku banon, me sa duket për të marrë kreun e PD.

Ndërkohë që kanë mbërritur disa mbështetës të kreut të PD-së. Po kështu ka qenë dhe avokatja e tij Klodiana Gjyzari.

Pritet që Berisha të shkojë në selinë e PD rreth orës 13:30.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: