GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” edhe ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës.

Pas daljes nga SPAK, Rexhë Byberi deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se nuk ka shkelur ligjin. “Përshëndes popullin e Tropojës”, ka thënë ai mes tjerash.

Zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: