GJKKO ka vendosur të pushojë çështjen për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza.

Thanza u shkarkua si anëtari i Gjykatës së Lartë për shkak se nuk kaloi dot Vettingun.

Admir Thanza akuzohej për veprën penale penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

me datë 30.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e

procedimit penal me nr. 137/4, të vitit 2021, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për

veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i

pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo

personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit

Penal”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, bazuar në nenet

328 e vijues të K.Pr.Penale dhe nenin 257/a të K.Penal, me vendimin Nr. 117, datë

22.10.2024, vendosi:

  1. Pranimin e kërkesës.
  2. Pushimin e çështjes penale që i përket proçedimit penal me Nr.137/4 të vitit 2021,

të rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të

Organizuar, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale penale

“Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,

interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo

personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i

Kodit Penal.

 

  1. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
  2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga i pandehuri në Gjykatën e Posaҫme të

Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar

ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: