Gjykata e posaçme rrëzon kërkesën e Redi Mollës. Togat e zeza me relatore Rudina Pallojin nuk i pranuarn ish- drejtorit të Ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës, Redi Mollës për heqjen e sekuestros mbi një telefon të bashkëshortes së tij, masë e caktuar në kuadër të dosjes “5D”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se celulari në fjalë pritet të kalojë në sitën e hetuesve sikurse pajisjet e sendet e tjera të sekuestruar me qëllim gjetjen e provave të mundshme.

Gjykata e rrëzoi kërkesën e ish-drejtorit për kthimin e aparatit telefonik. Redi Molla është ish drejtori i bshkisë së Tiranës dhe një herësh sipas SPAK një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme dyshohet se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe kanë firmosur tendera në favor të kompanisë që kontrollonin po vetë.

Për të njëjtën aferë është firmosur urdhër arrest i ri, edhe për Taulant Tushën, i cili ishte arrestuar më herët për inceneratorin e Tiranës. Për dosjen e “5D” gjykata firmosi 9 masa sigurie, 3 arrest me burg, gjashtë të tjera ‘detyrim për paraqitje’.

Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat disa prej ish-zyrtarëve të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”.  Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha janë marrë të pandehur për shkak të respektimit të afateve për mos parashkrimin veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë.  Ndërkohë, vijojnë hetimet per aferën 5D.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: