GJKKO do vendosë në 20 janar për dosjen e Berishës nëse çështja e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” do kalojë për gjykim apo jo.

Avokati i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Genc Gjokutaj foli për gazetarët përpara SPAK, teksa hodhi poshtë mundësinë e gjykimit të shkurtuar për çështjen e klientit të tij.

Gjokutaj u shpreh qartë se nëse SPAK vendos ta çojë çështjen në gjyq, mbrojtja e Berishës do të kërkojë pafajësinë. “Është detyra e SPAK të provojë fajësinë,” theksoi ai, duke nënvizuar se barra e provës qëndron mbi organin e akuzës.

Më herët ditën e sotme Sali Berisha u paraqit në SPAK në kuadër të masës së caktuar ndaj tij për “detyrimin e paraqitjes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb