Të jesh pjesë e Real Madrid do të thotë të zbatosh edhe një rregullore të fortë të denjë për një kazermë ushtarake. Në klubin “merengues” vonesat janë të patolerueshme, ashtu si një sërë sjelljesh të tjera, që nëse shkelen dënohen me gjoba.

 1vc7980
1vc7980

Televizioni spanjoll “Cuatro” ka zbuluar kodin e brendshëm të skuadrës, që parashikon grumbullimin e futbollistëve 45 minuta përpara çdo séance stërvitore. Vonesa pesë minuta paguhet 250 euro, ndërsa vazhdon të rritet deri në 1 mijë euro, nëse ajo zgjatet mbi çerek ore. Mungesa pa arsye dënohet me 3 mijë euro. Nuk lejohet gjithashtu përdorimi i telefonit në dhomat e zhveshjes dhe krevatin e fizioterapisë. Kjo shkelje dënohet me 500 euro gjobë, ose dyfishi i saj nëse përsëritet.

Zidane3 1280x720
Zidane3 1280×720

Penalitet duke nisur nga 250 euro për kilet e tepërta sidomos pas rikthimit nga periudha e pushimeve. Po ashtu, klubi madrilen përdor një kod etik të rreptë dhe duhet të jetë i informuar për çdo udhëtim, intervistë apo dalje televizive të futbollistëve. Në ditët e pushimit, nëse një lojtar largohet nga Madridi, më parë duhet të verë në dijeni trajnerin Zinedine Zidane. E detyruar është prania në dhomat e zhveshjes para çdo ndeshje edhe për lojtarët që nuk janë grumbulluar. Më pas ata duhet të qëndrojnë në tribunë, të paktën deri në minutën e 80-të dhe më pas mund të largohen për të evituar trafikun.
(balkanëeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: