Asnjë pezullim për Ronaldon, festimi i tij pas golit të tretë kundër Atletico Madrid i ka kushtuar 20 mijë euro, në dukje një gjobë e majme nga UEFA por jo për Ronaldon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga prestigjiozja Forbes, sezonin e shkuar, Ronaldo ka fituar afro 95 milion euro, 7.93 milionë euro në muaj, 264 mijë euro në 24 orë, 11 mijë euro në orë, pra afërisht gjoba e UEFA-s i kushton Ronaldos vetëm dy orë, një shumë qesharake, mjafton të kujtojmë që pak kohë më parë CR7 shpenzojë 30 mijë euro vetëm për një shishe verë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo ka bërë që tifozët e Juventusit të shpërthejnë në ironi në rrjetet sociale, mbi të gjitha i gëzohen faktin që idhulli i tyre do të jetë në fushë për sfidën e parë kundër Ajax, në çerekfinalet e Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: