Vendimi i Bashkimit Evropian për të detyruar Google të ndajë Chrome dhe Google Search nga Play Store mund të ketë implikime për modelin aktual të biznesit ku Android jepet falas.

CEO i kompanisë Sundar Pichai mbrojti vendimin e Google i cili detyronte prodhuesit të instalonin edhe Chrome e Google Search nëse dëshironin Play Store.

Pichai la të kuptohet se kjo ka qenë arsyeja pse Android është ofruar falas.

Kjo deklaratë e tij paralajmëron konsumatorët, prodhuesit e telefonëve dhe Komisionin Evropian.

Të ardhurat që Google merr përmes reklamimit në platformat mobile është 50%.

Google mund të ndryshojë modelin e biznesit të Android dhe kompania mund ta licencojë vetëm kundrejt një pagese.

Bashkimi Evropian ka ofruar sugjerimet e tij për të ndaluar praktikën e Google të cilën e sheh si shkelje, njofton PCW.

Nëse prodhuesit kanë mundësi të instalojnë shfletuesit e tyre në vend të Chrome, Google do të humbasë shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: