Roma do t’u vendosë gjoba të kripura turistëve, të cilët ulen dhe konsumojnë diçka në shkallaret e famshme të ‘’Trinita’ dei Monti’’ një nga pasuritë arkitekturore të qytetit.

Një rregullore e policisë, e cila vendoset në fillim të verës, ndalon uljen në vendet publike në mënyrë të pahijshme ose në kundërshtim me dekorin si dhe konsumimin e ushqimit ose pijeve në zona, pjesë të trashëgimisë historike, artistike, arkeologjike dhe monumentale, kryesisht shatërvanët dhe shkallaret e larta.

Zgjidhja për vënien në zbatim të rregullores për shkallët e famshme ‘’Trinita dei Monti’’do të jetë një gjobë prej 150 eurosh që mund të rritet deri në 400 euro në rast të shkeljeve të rënda, sipas mediave italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb