Ernest Gjoka tha fjalët e para si trajner i Skënderbeut.
“Puna jonë në ditë të vështira matet dhe vlerësohet. Ishte e lehtë se kur vjen propozim nga presidenti Takaj për Skënderbeun nuk mund të thuash dot jo. Kam ardhur me dëshirë shumë të madhe dhe pse nuk është në situatë të mirë, ndoshta duhet të ishte diku më sipër në tabelë, por vështirësitë e punës sonë këto janë.
Në momente të caktuara, përvojën dhe eksperiencën që kemi ta japim dhe të bëjmë mirë për një skuadër me histori si Skënderbeu.
Sigurisht që të gjithë trajnerët kërkojnë projekte afatgjate se kur ka projekte afatgjatë ka seriozitet në klub. Bazë kryesore janë rezultatet, ato na mbajnë në punë. Po të mos kisha besim se do rikthehemi te rezultatet pozitive, nuk do kisha ardhur.
Me skuadrën takohem sot sepse pa u takuar me presidentin dhe ju(median) si profesionistë që jeni, nuk mund të takohem me skuadrën. Duke ardhur te ju dhe duke dhënë intervistë, takohem me skuadrën. E kam studiuar, e njoh shumë mirë skuadrën e Skënderbeut, ka cilësi por në futboll ka momente që i themi “jo”, kështu në këtë moment është skuadra. Na duhet të gjithëve që ta ngrejmë psikologjikisht skuadrën, të kuptojmë cilësitë që kemi dhe ta kthejmë gjithë këtë energji që nuk është pozitive, në energji pozitive për ta kaluar këtë handikap që ka skuadra.
Po të kishte më shumë pikë, ndoshta nuk do ishim bashkë për intervistë. Mendoj se në futboll si mund të trembesh dhe mund të gëzohesh. Nëse do fillojmë të marrim maksimumin e energjisë dhe cilësisë që ka skuadra brenda, atëherë shumë shpejt do të dalim nga problemi.
Po të mos besoja nuk do kisha ardhur sot. Në futboll duhen orë pune se pa orë nuk mund të japësh atë që ke, filozofinë që do. Kam besim që për dy ditë do ndryshojmë diçka në ekuilibrin dhe anën psikologjike të skuadrës.
Pa tifozë nuk jemi asgjë, futbolli luhet për ato. Kur ato gëzojnë, gëzojmë dhe ne. Mendoj se ato duhet të durojnë dhe shpresojnë se do shkojnë te e mira dhe ajo që duan ta shikojnë skuadrën”, u shpreh Gjoka.