Ernest Gjoka kërkon të fitojë Kupën e Shqipërisë me Kukësin. Pasi arriti të shpallej kampion dy sezone më parë, tekniku kryeqytetas e mori stolin e verilindorëve në një periudhë jo të mirë rezultatesh, me Kukësin që shpërdoroi jo pak mundësi rikuperimi ndaj Partizanit dhe që tani me 4 javë nga fundi, e sheh veten 10 pikë larg. Ndaj Kupa e Shqipërisë është një mundësi e mirë për ta mbyllur sezonin me trofe, por për ta bërë këtë më parë duhet eliminuar Skënderbeu. Fitorja 2-1 e ndeshjes së parë duket një rezultat premtues për ndeshjen e kthimit, por ende asgjë nuk është e sigurt për Gjokën, që në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes së nesërme në Korçë, thotë se Kukësi do të shkojë me synimin për ta fituar ndeshjen, e jo për të mbrojtur rezultatin.


Ndeshja me Skënderbeun
“Ndeshja është e hapur dhe rezultati ne Kupë i jep mundësi. Do të jetë e fortë dhe do të bëjmë detyrën për ta kaluar. Ndeshja me Skënderbeun ka problemet e veta. Luhatjet? Skënderbeun e dimë se çfarë problemesh ka dhe nuk i ka dhënë stabilitet. Është skuadër cinike dhe do të jetë lojë e cilësisë së lartë. Avantazhi? Jemi munduar të ndërtojmë ndeshjen me idetë që kemi. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të godasim kur duhet. Nëse zbatojmë detyrat mendoj se dalim aty ku kërkojmë”.


Rastet e humbura
“Na vjen keq për golin e pësuar pasi 2-0 të jep qetësi por futbolli prandaj është i bukur. Mendoj se kam skuadër me potencial dhe që di të sillet në fushë dhe me atë që kemi treguar mendoj se do kemi mundësitë tona për të shënuar. Në futboll shkohet për të fituar por edhe për të mos humbur. Me cilësi duhet të bëjmë lojën tonë dhe të fitojmë ndeshjen në Korçë. Kam besim te skuadra dhe potenciali qe kam në skuadër. Nëse skuadra bën detyrat dhe realizojmë rastet e shoh të vështirë por të kalueshme”.


Gjoka
Gjoka

Mungesa e finalizimit
“Kukësi ka dy sulmuesit me të mirë dhe Ramën që është aset. Në çdo ndeshje kanë shënuar dhe kjo është diçka pozitive. Një sulmues nuk është e thënë se shënon se s’bën. Këto sulmues po krijojnë dhe nëse e mbajmë skuadrën qe kemi sot, sezonin tjetër shënon shumë gola dhe jo si sivjet. Gjendja e skuadrës? Rama është rikuperuar. Shameti është në stol. Dzaria vjen nga problemi shëndetësor”.

Ka pushuar një javë
“Na bëri mirë pasi na dha qetësi. Kemi bërë punë ku menduam për ndeshjen në Korçë. Kemi bërë një hapa para dhe shpresoj ta shohim nesër në fushë. Kërkesat për largim? Janë çështje mes klubit dhe lojtarit. Dikush do të rishqyrtoje diçka por i takojnë klubit. Klubi ma treguar se atë lojtar që jep maksimumin nuk e ka lëshuar dhe janë gjëra që diskutohen”.

Situata e Rexhinaldos
“U flas nga ana teknike. Po jep maksimumin kurse për kontratën flet klubi. Në përgjithësi kam kaluar shumë të huaj dhe kam filozofi që të huajt kanë nevojë për dashuri dhe mbështetje. Sakrifikojnë për më mirë dhe kam kaluar mirë me to. I kam ndihmuar dhe ndoshta kjo ka ndikuar te Rexhinaldo”.

Objektivi i Kukësit
“Me një president si Gjici dhe trajner si Gjoka duam vetëm trofe. Kukësi do vetëm trofe. Më vjen keq sepse kisha shpresë të hapja kampionatin. Nëse bënim diçka ndryshe me Teutën e Flamurtarin do ishte ndryshe sot”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb