Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, është i kënaqur për fitoren 2-1 ndaj Skënderbeut dhe falënderon lojtarët e tij, sidomos Rrocën dhe Et’hemin që sakrifikuan në pozicione jo natyrale. Për “Supersport”, ai shprehu mirënjohje dhe për presidentin Gjici.


Tjetërsimi i skuadrës. Çfarë i ke prekur ekipit?


Ardhja në këtë skuadër ishte pozitive, në sensin që skuadra më priti mirë. U përshtatëm shumë shpejt. Unë e gjeta të plotësuar kohën te djemtë. Janë inteligjentë dhe dinë të luajnë futboll. U mundova ti qetësoj, të ulja tensionin. Bësoj se deri tani jemi në rrugë të mbarë.


Çfarë prisni të përmirësoni në mbrojtje?

Shpresojmë që të luftojmë me kohën dhe do Zoti ndonjë nga mbrojtësit të na rikthehet. Shameti ka ngelur. Shpresoj të na rikthehen Dzaria dhe Rama. Lojtarët e tjerë e kanë mbyllë sezonin. Kemi besim për të shkuar në finale.

Nëse ju jeni si Murinjo, a është Gjici si Abramoviç?

Faleminderit për këtë krahasim! Gjiçi është nga ata presidentë që ka bërë skuadrën e Kukësit elitare. I ka ndryshuar formën dhe pamjet. Në Shqipëri është nga ata presidentët që nuk kursehet dhe më të suksesshmit në Shqipëri vitet e fundit. Është si Abramoviçi apo si Gjici, ai është si Gjici pasi është vetvetja. Do mundohemi të bashkëpunojmë më ngushtë kësaj radhe edhe për penalltitë do ta gjejmë një zgjidhje.

A morët përgjigjet që prisnit nga Ethemi dhe Rroca?

Të 2 i falenderoj për atë që dhanë në fushë. Unë vetëm i falenderoj! Nuk ishin në pozicionin natyral.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb