Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Partizanin, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka foli për situatën e vështirë që po kalon klubi shkodran, me një këmbë në Kategorinë e Parë.

“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë. Nëse do arrijmë të shënojmë, gjërat do ecin pozitivisht. Po mendojmë vetëm për fitoren, dhe asgjë tjetër. Partizani ka shumë lojtarë cilësorë, por ne duhet të sakrifikojmë shumë, të vrapojmë për fitoren.

Qyteti i Shkodrës ka të drejtë të jetë në këtë situatë, ku besimi është ulur, por e rëndësishme në fund është që ne t’ia dalim. Ne nuk mund t’i themi asnjë skuadre që luani apo fitoni për ne. Nëse do marrim 3 pikë nesër, mund të shpresojmë tek mbijetesa. Po desh Zoti që kundërshtarët të rrëshqasin dhe ne të bëjmë më të mirën, do qëndrojmë. Mendoj se Kamza është rivali ynë kryesorë.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/gjoka-po-desh-zoti-qe-kundershtaret-te-rreshqasin-shpeton-vllaznia-rival-kemi-kamzen/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: