Pas shkarkimit të regjistrueses së Kavajës, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një konferencë për mediat bëri me dije se Task Forca Antikorrupsion ka kryer kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë dhe ka rekomanduar 17 masa të tjera disiplinore për punonjësit në këtë zyrë.

Kështu është rekomanduar “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për 11 specialistë të ZVRPP Kavajë dhe “Vërejtje me shkrim” për 6 specialistë të kësaj zyre.

Gjatë kontrollit task Forca Antikorrupsion ka evidentuar shkelje si, aplikime të trajtuara jashtë afateve të parashikuara në urdhrin nr.995, të Kryeregjistruesit, për afatet e trajtimit dhe përpunimit të kërkesave nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, sistemi on-line i menaxhimit të aplikimeve nuk ka pasqyruar situatën reale të praktikave të trajtuara ose jashtë afatit, si dhe janë gjetur një numër i madh dosjesh/ praktikash të vjetra të prapambetura e të pa trajtuara.

Gjithashtu kontrolle periodike po ushtrohen edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Në datën 20.03.2019, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë materialet procedurale, për ngjarje të ndodhur në IEVP Korcë si dhe janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet proceduriale në ngarkim të dy punonjësve të policisë pranë DPB-së, veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në të njëjtën kohë nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, gjatë kësaj jave janë evidentuar 10 vepra penale, ku 15 autorë u proçeduan penalisht për krime në fushën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb