TIRANE

Në prag të festave të fundvitit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kane marrë pjese në një festë të organizuar ne burgun 325 në Tiranë me gratë e dënuara dhe fëmijët e tyre.

Gjatë fjalës së saj Gjonaj, tha se do të angazhohej fort që një pjesë e tyre të përfitonin nga amnistia e fundvitit dhe të fitonin lirinë. Po ashtu ajo i bëri thirrje opozitës që të bashkojë votat në Kuvend me shumicën dhe të votojnë amnistinë.

“Unë shpresoj fort që edhe ajo amnisti që ne e kemi propozuar të miratohet nga Kuvendi, pavarësisht se nuk është e thjeshtë se nuk varet vetëm nga maxhoranca qeverisëse, pasi do një shumicë të cilësuar të votave, por do t’i bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshme, edhe përfitoj nga rasti që t’i bëj thirrje opozitës që ta votojë në Parlament amnistinë me qëllim që një pjesë prej jush të përfitoni dhe të ktheheni pranë gjirit të familjes”,- tha Gjonaj gjatë festës së organizuar me gratë e IEVP “Ali Demi”. Ndërkohë, Gjonaj është prekur shumë me një nga poezitë që ka recituar një prej fëmijëve të të dënuarave. Për më tepër shihni videon.

6cd8d47b 5bb2 4f35 9804 873c24349fd7
6cd8d47b 5bb2 4f35 9804 873c24349fd7

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: