TIRANE

Brenda muajit qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të ketë kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Kështu deklaroi Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e pranishme në Komisionin e Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë ku diskutoi për ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Gjonaj  garantoi emërimin brenda muajit qershor edhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Të pranishëm në komision ishin dhe deputetët e rinj të opozitës. Kryetarja e grupit parlamentar të PD Rudina hajdari u shpreh kritike për punën e Ministrisë së Drejtesisë ndaj luftës kundër korrupsionit dhe mbi të drejtat e njeriut, që lidhen kryesisht me pronat.


Gjonaj tha se lufta ndaj korrupsionit ka dhënë rezultate tejet pozitive, dhe fale punës së Task-forcës janë dhënë 396 masa administrative, 344 masa disiplinore, ndërsa 36 persona janë kallëzuar penalisht.


Në përfundim të punimeve të komisionit, Gjonaj iu përgjigj interest të medias në lidhje me amnistinë. Sipas saj kjo ccështje do të shkojë në parlament dhe nëse gjykohet se ndikon në zgjedhje, amnistia do të bëhet fill pas tyre.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb