TIRANE- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në interpelancën e kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes të një grupi përfaqësuesish nga sektori bankar, noterëve dhe ndërtuesve premtoi shkurtim të afateve në dhënien e shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Gjonaj tha se pranë ZRPP-ve ka fluks të madh kërkesash, që pritet të zgjidhen me shtimin e punonjësve, por edhe ofrimin online të shumë prej tyre.

44143046 1065177520318204 8407537535781175296 N
44143046 1065177520318204 8407537535781175296 N

“Qëllimi ynë kryesor është përmirësimi i shërbimit ndaj komunitetit, qytetarëve dhe target grupeve të caktuara. Këtë po e bëjmë që shumë prej shërbimeve që ofrohen nga ZRPP të ofrohen në mënyrë elektronike, janë 51 shërbime që ofrohen në mënyrë të tillë. Që të mos shkoni gjithmonë në zyrat e hipotekave, ne po mendojmë si të shkurtojmë afatet e shërbimeve të ndryshme nga ZRPP. Unë si Koordinatore Kombëtare e Antikorrupsionit kam urdhëruar inspektime në mënyrë të vazhdueshme që të mos ketë selektivitet në kohën e shërbimet si dhe të respektohen afatet ligjore për ofrimin e shërbimeve. Ne do iu përgjigjemi me forma të reja të gjitha këtyre kërkesave, që seklektiviteti i rasteve që kanë kërkesa të mos bëhet nga punonjësit e hipotekës, të mundet të përballojmë kërkesat e qytetarëve me një shërbim cilësor. Profesionalizmi ndikon drejtpërdrejt në shërbim, prandaj edhe do të kemi trajnime të vazhdueshme për punonjësit”,- u shpreh Gjonaj.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb