Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se presidenti Ilir Meta ka marrë sot një vendim prej burrë shteti, pasi vendosi që zgjedhjet të mbahen më datë 13 tetor.

Gjosha shprehet se 13 tetori është një shans i mirë për Shqipërinë europiane, ndërsa fton qytetarët që të reflektojnë.

Postimi i Klajda Gjoshës:

Dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve, i jep një frymëmarrje arenës së zymtë politike dhe mbi të gjitha i jep një mundësi qytetarëve t’i rikthehen normalitetit! Përpjekja e një burri shteti për ta vendosur vendin në shinat ligjorë dhe Kushtetues është për t’u vlerësuar si nga opozita, mazhoranca por edhe nga cdo qytetarë i thjeshtë, që mendon për të mirën e përbashkët të Shqipërisë!

Reagimi i qeverisë dhe Kryeministrit vazhdon të mbetet mediokër, me mentalitet të vjetër konfliktual, veshur me arrogancë pushteti! Një grusht autokratësh që kanë frikë nga dialogu, kanë frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kanë frikë nga clirimi i politikës me grupet e interesit sepse s’kanë më asgjë për të ofruar!

Shqipëria ndodhet në momente kritike! Sot historia e Shqipërisë ka shansin të shkruhet ndryshe, me përpjekjet për të shpëtuar demokracinë! Sot historia mund të shkruhet mbi tolerancën, solidaritetin, mundësinë që politika të di të tërhiqet pa prekur ende katastrofën!

13 Tetori është një mundësi e mirë për Shqipërinë europiane. Sa më të përgjegjshëm të jemi sot, do t’i kursejmë vendit degradimin e shumë viteve në vijim!

Politika të reflektojë sa nuk është vonë!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb