TIRANË

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha shprehet se sot Shqipëria është nën qeverisjen e një njeriu të “çmendur”. Me një reagim në “Facebook”, Gjosha  hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ajo tha se shefi i qeverisë pasi ka shkatërruar ekonominë dhe pluralizmin, tashmë ka shitur edhe Shqipërinë për interesa të errëta personale dhe kriminale.

POSTIMI I PLOTË:

“Shqipëria nën sundimin e një të cmenduri!Cdo ditë që kalon bindem edhe më shumë se Shqipëria është nën sundimin e një njeriu të sëmurë, që pasi mori tepsinë dhe timonin, pasi shkatërroi ekonominë, pluralizmin politik, demokracinë, i mbylli gojën medias së lirë, kapi të gjitha pushtetet, tashmë e ka shitur Shqipërinë për interesa të errëta personale dhe kriminale!

Shqipëria nuk ka më qeverisje por është e marrë peng nga një grup individësh të kthyer në një organizatë terroristësh, që si kamikaz hidhen në erë, në emër të marrëzisë, etjes për pushtet dhe kaosit shoqëror!

Qytetarët janë corientuar mes dilemës për të sakrifikuar jetët e tyre në Shqipëri apo për t’u larguar një herë e mirë nga cmenduria në të cilën Kryeministri dhe politika e tij e kanë futur vendin! Durimi ka arritur limitet dhe kjo u shpreh edhe në 30
Qershorin e errët, që do të gdhendet thellë në historinë e vendit tonë dhe që do të kujtohet si një ditë zie!

Shqipëria ka nevojë të zgjohet nga ankthi dhe frika që e ka shoqëruar në shumë vite, ka nevojë të zgjohet me politikanë që mund të marrin në dorë përgjegjësitë dhe fatet e një kombi të vuajtur dhe ka nevojë të clirohet nga mbytja që po i bëhet cdo ditë nga filxhani i zi i të cmendurit, që sundon sot mbi qytetarët!

Trekëndëshi i zgjidhjes së kësaj krize ulëritëse në të cilën ndodhet vendi do të ishte unitet mes qytetarëve, maturi politike dhe vullnet i mirë për ndryshim! Vetëm kështu mund të dalim nga kolapsi psikologjik, ekonomik dhe shoqëror që po përjetojmë në këto momente!”-shkruan Gjosha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: