TIRANE – Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha së bashku me ambasadoren e BE-së Romana Vllahutin, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Evropës kanë vizituar shkollën e mesme “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Gjatë aktivitetit të mbajtur në ambientet e gjimnazit, Gjosha pohoi se ëndrra e shqiptarëve do përmbushet, me anëtarësimin e Shqipërisë në Be. Nga ana tjetër, ministrja deklaroi se në faqen online të ministrisë së Integrimit është hapur një konkurs, në të cilin mund të konkurrojnë të gjithë nxënësit.

Sipas saj, ‘quizi’ do jetë i hapur për rreth 3 muaj. “Në 8 maj do të shpallen 5 gjimnazistët fitues”, -tha Gjosha. Nga ana tjetër, Vllahutin i bëri të ditur gjimnazistëve se ‘ju jeni e ardhmja e Shqipërisë, ndaj kam besim’. Më tej ajo theksoi se “Ju do ta çoni vendin para, drejt BE”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: