Shtatzënia nuk e ka penguar ish-deputeten e LSI-së Klajda Gjosha që të jetë e pranishme sot në protestën e opozitës.

Gjosha e cila është në pritje të fëmijës së dytë, e pyetur nga gazetarët se si ka mundësi që del në protestë shtatzënë, tha se si ajo janë dhe dhjetëra nëna shtatzënë e me fëmijë për dore dhe se kjo është një kauzë për fëmijët.

“Nuk trembem nga asgjë dhe askush! Njësoj si unë, janë dhjetëra nëna të tjera shtatzënë dhe me fëmijë për dore. Në fund të fundit kjo është kauzë për fëmijët tani dhe jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund!”, tha Gjosha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb