TIRANË- Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot nxënësit e Kolegjeve Turke, të cilët vizituan institucionin dhe zhvilluan një takim me ministren, për tu njohur më nga afër me punën që bëhet për procesin e integrimit.

Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit drejtuan një sërë pyetjesh mbi mundësitë e arsimimit jashtë vendit, kontributin e brezave të rinj mbi procesin e integrimit.

“Ju duhet të investoni tek dija dhe arsimimi, pasi pa ju, pa të rinjtë ne nuk mund të kemi një Shqipëri europiane. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi”, tha ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha u shpreh se për të gjithë të rinjtë dyert e Ministrisë së Integrimit do të jenë të hapura gjithmonë për informacionin që u duhet, por edhe mundësi të reja bashkëpunimi duke i përfshirë ata.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: