Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Samiti i Poznanit në Poloni tregoi së paku 3 problematika kyçe të qeverisjes së Shqipërisë.

Gjosha nënvizon se ky samit tregoi se institucionet në Shqipëri kanë ndaluar së funksionuari, bashkëpunimi me fqinjët nuk është në nivelet e duhura dhe qeveria shqiptare ka humbur kredibilitetin si partner serioz dhe i besueshëm.

Ajo shton se Shqipëria nuk mund të mbahet peng vetëm nga etja e Edi Ramës për pushtet.

Postimi i Klajda Gjoshës:

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poloni, tregoi qartë 3 problematika kyce të qeverisë tonë:

  1. Faktin që institucionet tona kanë ndalur së funksionuari, duke hequr dorë nga përpilimi i projekteve me standart dhe në bazë të prioriteteve të përbashkëta të gjithë rajonit. Kjo është e lidhur ngushtë edhe me paaftësinë e lidershipit për të dhënë vizionin e duhur dhe për të vënë në punë kapacitet njerëzore të administratës publike.
  2. Është mëse e qartë që bashkëpunimi me fqinjët nuk është në nivelet e duhura, me mungesë komunikimi dhe dakordësie.
  3. Qeveria shqiptare ka humbur kredibilitetin si një partner serioz dhe i rëndësishëm për BE! Kjo është një pasojë që shqiptarët po e vuajnë shumë, si në pamundësinë për celjen e negociatave, ashtu edhe në mosthithjen e fondeve për sektorët kyc në ekonominë e vendit, sic janë edhe fondet për Ballkanin Perëndimor!

Vendi nuk mund të vazhdoj të mbahet peng nga etja e Kryeministrit për pushtet! Sa më shpejt të reagojmë aq më pak kosto do të ketë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb