Ish-ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se sot në parlament foli kryeministri ilegjitim.

Gjosha nënvizon se Rama e katandisi vendin si mos më keq, kurse shton se zgjedhja e tij për të qenë diktator i egër ose lider i shtirur i triumfit imagjinar, janë tjetër arsye për të protestuar.

Sot kam ndjerë keqardhje për Kryeministrin ilegjitim të vendit tim! Dilemë shumë e madhe duhet të jetë për të, të zgjedhë mes të qënurit diktator i egër apo një lider i shtirur në triumfin imagjinar! Një katandisje të tillë kishte kohë që nuk e përjetonte Shqipëria!

Kjo një arsye më shumë për të qënë të gjithë bashkë sonte, në protestën e qytetarëve të lirë, për demokracinë, fjalën e lirë, zgjedhjet e ndershme, mundësitë e barabarta dhe Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Gjosha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb