‘Festo me zemër, jo me armë’. Kjo është motja e Policisë me të cilën paralajmëron qytetarët gjatë sezonit të dasmave. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, kjo nuk i ndal qytetarët që të festojnë me armë. Kështu përgjatë këtij viti 44 persona janë arrestuar për shkak se kanë gjuajtur me armë nëpër ahengje familjare.

Sipas Indeksonline, nga statistikat e bëra rezulton se qytetarët e rajonit të Prizrenit janë më ‘problematikët’.

Për shkak të gjuajtjes nëpër ahengje familjare, në rajonin e Prizrenit janë arrestuar 11 persona, ndërsa, policia ka arritur të konfiskoi 44 armë gjatë këtij viti, 40 prej të cilave pa leje.

Inaktiviteti 768x409
Inaktiviteti 768×409

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: