TIRANË

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 30 ditë autorin e këpucës ndaj kryeministrit Edi Rama. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për shtetasin Ilias Sketiraj.

Gruaja e tij tha për gazetaren Lala se ishin banorë prej 20 vitesh të Unazës së Re dhe se janë në proces legalizimi. Si shumë banorë të tjerë ajo deklaroi se ka paguar taksat ndërsa akuzoi policinë se i ka dhunuar burrin dhe fëmijët.

“Kemi mbi 20 vite te Unaza e Re. Jemi ne proces legalizimi. Kemi paguar taksat. Policia më ka dhunuar burrin e fëmijët”, tha gruaja e Sketirajt.

Ajo është shprehur se Policia e Shteti ka dhunuar burrin e saj duke i thyer  krahun, por pre e dhunës sipas saj kanë rënë edhe fëmijët e saj

Gjithashtu bashkëshortja e Skatiraj, i cili u la në burg për 30 ditë pas goditjes me këpucë drejt kryeministrit theksoi se shtëpitë do t’i  mbrojnë me gjak.

“Burrit tim i ka thyer krahun policia, fëmijët e mi kanë qenë të dhunuar nga policia. Ne shtëpitë  do t’i mbrojmë me gjak. Ky vendim është me urdhër të Ramës. Burri im nuk kishte as armë dhe asgjë. Pse duhet ta dënojë burrin tim me 1 muaj. Unë edhe jetën kam për ta dhënë. Ai acaron situatën.  I bëj thirrje të mos lozë me zjarrin se do të digjet”, tha ajo.

Episodi ndodhi më 22 nëntor në Spitalin e Traumës ku kryeministri Edi Rama kishte shkuar për të parë gjendjen e polices së dëmtuar më rëndë Ina Nuka por edhe të efektivëve të tjerë. Pasi doli nga spitali, Sketiraj bashkë me banorë të tjerë që kishin të afërmit në spital hodhën thirrje e akuza ndaj tij. Më pas Sketiraj qëlloi me këpucë në drejtim të kryeministrit por u ndalua nga policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb