Policia e Kosovës ka lajmëruar se një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Në raporton 24-orësh bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 16 gëzhoja.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajt dhe po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit  9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb