RUSI

Plehrat e dikujt janë ndonjëherë thesari i një tjetri. Një çift në qytetin perëndimor Siberian të Tyumen vërtetuan se kishin hedhur aksidentalisht një thes të mbushur me para, duke i detyruar ata të analizonin malet e mbeturinave.

Çifti kishte ftuar së fundmi gjyshen e tyre për të jetuar me ta, duke shitur në këtë mënyrë apartamentin e  saj. Pavarësisht se ata nuk e përmendën shumën e saktë që fituan gjatë shitjes, duke qenë se apartamentet në zonë kushtojnë rreth 45 mijë-90 mijë dollarë, një shumë mjaft serioze për një zonë ku njerëzit fitojnë mesatarisht rreth 25 mijë dollarë në vit.

5ca7a034dda4c8ba658b4590
5ca7a034dda4c8ba658b4590

Nëse do kishit dhjetëra mijëra dollarë përreth shtëpisë tuaj, ndoshta do të zinin vendin më të sigurtë të mundshëm dhe jo një qese plehrash.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për çiftin nga Tyumen, të cilët përfunduan duke bashkuar paratë e përfituara nga shitja e apartamentit me plehrat e shtëpisë.

Pak pasi kuptuan atë që i kishte ndodhur, ata vrapuan drejt koshit ku kishin hedhur më herët plehrat, për të zbuluar më pas që mbledhësi i plehrave kishte marrë pa kuptuar paratë e hedhura.

Viktor Zagidulin u tha gazetarëve se punëtorët që merren me mbledhjen e plehrave përfunduan duke pastruar 12 ton mbeturina për të gjetur thesarin e fshehur.  Në fund çanta u lokalizua dhe çifti u bashkua më në fund me paratë që vinin erë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: