FINIQ

Pas debatit për heqjen e tabelave dygjuhëshe greqisht-shqip, që vendosi bashkia e Finiqit Autoriteti Rrugor Shqiptar rivendos të tjera tabela në aksin Gjirokastër – Sarandë, ku gjuhë e parë është ajo shqipe.

Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato tha se tabelat e reja të vendosura në 33 pika, plotësojnë standardet e Kodit Rrugor të Shqipërisë dhe specifikimet për rrugët nacionale ku ka zona të minoritetit.

Heqjen e tabelave të meparshme gjatë natës, Qato e justifikon se u bë me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe për mospengimin e trafikut. Tabelat e reja që tregojnë vendet turistike dhe zonat aerkeologjike kanë gjuhë të tretë anglishten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb