Analisti Arion Sulo ngriti shqetësimin lidhur me ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur vendin. Ai tha se vrasja e 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq, i çon “fijet” e ngjarjes te Altin Hajri, i “forti” i Shijakut.

Autorit të krimit, Julian Gjoshi, tha Sulo, fuqia e krimit i vjen nga Hajri, person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Ai shtoi se aktiviteti kriminal vazhdon pavarësisht statusit të tij në raport me drejtësinë.

Gjithashtu, Sulo theksoi se gjuha shqipe është më e përdorura në aplikacionet e krimit SkyEcc dhe EncroChat.

“Kemi tre vrasje për 10 ditë, këtë fundjavë sërish vrasje. Aty del Altin Hajri. Julian Gjoshi nuk njihet vetë se ka bërë organizatë kriminale, por është kunati i vet e dimë për çfarë akuzohet, dyshohet, trafiku, rrëmbimi i Jan Prengës. Fuqia e Julian Gjoshit vjen nga Altin Hajri, kunati i vet. Pra, aktivitetet kriminale vazhdojnë në Dubai, në Ekuador, në Spanjë, në Belgjikë. Shqipja është gjuha më e përdorur në SkyEcc dhe Encro. Kjo është një lajm i jashtëzakonshëm i keq. Institucionet e drejtësisë kanë një detyrë gjigante nisur vetëm nga ky fakt. Periudha e gjatë e mosluftimit, tolerimi, dekonspirimi i aksioneve, drejtësia e padrejtë…”, tha Sulo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb