TIRANE

Gjuhën shqipe e varfërojmë çdo ditë e më tepër. Ca me snobizëm, ca me shkurtime apo më keq akoma me varfërinë gjuhësore dhe atë të mendimit. Dashuria për gjuhën amtare duket se i mbetet të kaluarës. … Gjuhëtarët prej kohësh kanë venë alarmin duke thënë se përdorimin i shqipes standarde lë shumë për të dëshiruar.

Pasi u rifut pas 32 vitesh në gjimnaze rreth tri vite më parë, qeveria ka propozuar të futet si lëndë të detyrueshme për studentët e çdo profili universitar. Kjo është mirëpritur nga pedagogët e gjuhës shqipe.

Linda Mëniku, pedagoge e gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës, thotë se ruajtja e gjuhës korrkte shqipe është një çështje që ka të bëjë me identitetin tonë kombëtar.

“Është pozitive, pasi shteti shqiptar po merret me një çështje shumë të rëndësishme, po merret me një çështje të identitetit tonë kombëtar. Është një gjë për tu vlerësuar. Sigurisht qe nëse futet si lënde e detyrueshme, është për tu vlerësuar.”-shprehet Mëniku.

Mëniku jep mendimin se lënda e gjuhës shqipe mund të bëhët interesante për të gjithë studentët nëse i jepet vëmendja e duhur

“Gjuha shqipe nuk hyn në lëndët e lehta, por mund të konceptohet në një mënyrë të tillë që të jetë interesante për studentet, ti ndihmojë në formimin gjuhësor të studenteve,  dhe ti ndihmojë në fushën dhe profesionin e tyre. Një grup punë të përcaktojë programin që çdo fakultet të marrin më të mirën, p.sh. studentët e ekonomisë mund të fokusohen tek terminologjia, studentët e inxhinierisë të fokusohen tek fusha e tyre.”-thotë ajo.

Sipas Mënikut, shkolla nuk është e vetmja që certifikon nivelin e gjuhësor, qeveria duhet të ketë një platformë kombëtare pasi situata është emergjente.

“Gjuha shqipe nuk mësohet vetëm në lëndën e gjuhës shqipe, nëse nuk ka një vëmendje në të gjitha tekstet, nëse nuk ka vëmendje nga media, nga politika, nga përkthyesit, është proces që do mbetet në kufizime,

Është situate emergjente, por që qeveria duhet të ketë platforme kombëtare.”-shprehet pedagogia Mëniku. Vetë studentët e mirëpresin që gjuha shqipe të jetë lënde e detyrueshme në fakultet.

Në periudhën e Mbretërisë në vendin tonë, gjuha shqipe ishte krye lënda. Sot është një fakt që shqipja rrezikon të  shkatërrohet dhe tjetërsohet nga shpërfillja dhe indiferentizmi i shoqërisë dhe individit. Koha për ta bërë në 2019 një krye lende duket se është domosdoshmëri. Aktualisht gjuha shqipe është lënde me zgjedhje, në formën e lëndës së shkrimit akademik, në universitetet shqiptare.

Sipas ligjit të arsimit të lartë, tagrin për  ta kthyer atë në lëndë të detyrueshme e ka senati akademik i çdo universiteti.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb