TIRANË

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini teksa foli në Kuvend vuri theksin tek gjuha shqipe, e cila sipas saj, vijon të keqpërdoret dhe të shkruhet  me gabime. Ajo tha se ndryshe siç bëjnë vendet e zhvilluar që përmirësojnë dhe pasurojnë gjuhën, kjo në Shqipëria nuk ndodh  dhe gjuha  jonë vijon të keqpërdorët.

Gjithashtu ministrja Shahini tha se dekreti i Presidentit të Republikës për Akademinë e Shkencave, Ilir Meta duhet të rrëzohet dhe njëherësh duhet t’i hapet rruga punës për përafrimet inteletuale mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Gjuha e shqipe nuk përdoret mirë, ndryshe nga vendet e tjera ku evoluon, përditësohet, por ne nuk e bëjmë mirë në gjuhën shqipe. Sot gjuhës shqipe i mungojnë shumë fjalë. I mungojnë shprehjet në gegërisht. Fjalët i përdorim  gabimisht. Krahas përpjekjeve tona me përafrim kombëtar, duhet të bëjmë një përafrim intelektual. Dekreti i Presidentit për Akademinë e Shkencave duhet të rrëzohet”-tha Shahini.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: