PRISHTINE- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka reaguar në lidhje me vendimin e ri të gjykatës franceze për Ramush Haradinajn.

mediat kosovare, referur dhe B92 shkruajnë se Gjuriç, ka thënë se Serbia ka dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm në Francë, ndërsa nuk ka nguruar që të fyejë ish-luftëtarët e UCK-së

“Besojmë se krimi duhet të ketë emër dhe mbiemër; kriminelët duhet të japin llogari. Është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm. Prokuroria dhe organet e gjyqësorit për vite të tëra kanë grumbulluar dokumente. Gjykata e Hagës në mënyrë skandaloze kishte liruar disa kriminelë, por duke u bazuar në punën e organeve gjyqësore serbe ata i posedojnë të gjitha faktet”, ka shtuar ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb