Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriç nuk i është lejuar sot hyrja në Kosovë. Siç raportojnë mediat kosovare, Gjuriç pak pas orës 15:00, është kthyer pas nga pika kufitare në Jarinje.

Vet Gjuriç pohoi se vizita e tij ishte paralajmëruar ashtu siç parashihet me marrëveshjen e Brukselin.

“Ky është një vendim skandaloz nga Prishtina, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes. Për arsyet e presioneve dhe shantazheve të tjera ndaj të cilave pala serbe ishe nënshtruar sot dhe ditëve të kaluara, për shkak të mos gatishmërisë të pranojnë vendimin e Prishtinës, e cila do të ishte kundër interesave serbe”, -tha Gjuriç për Tanjug, transmeton kp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: